Princeshat Saudite torturohen nga Mbreti


Të privuar nga nevojat e tyre bazë, katër princeshat mbretërore saudite mbahen në izolim nga babai i tyre, mbreti Abdullah, duke rezistuar për 60 ditë pa nevojat bazë të jetës, ujë dhe ushqim.
Dy nga princeshat, Sahar dhe Jawaher, thonë se ato janë duke u mbajtur kundër vullnetit të tyre në dy pallate brenda një kompleksi mbretëror në qytetin e Jeddah-it, së bashku me dy motrat e tyre të tjera, Maha dhe Hala. Ata thonë se kanë qenë të kufizuara nga ushqimi për më shumë se 60 ditë dhe kanë shumë pak të drejta për përdorimin e ujit.
“Është një situatë e tmerrshme, kjo është në thelb një diçka e zezë e detyruar. Ata po na kufizojnë ne nga përdorimi i ushqimit dhe i ujit, lirive dhe të drejtave. Ne jemi duke luftuar, duke mbijetuar, duke rezistuar, ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për të qëndruar gjallë. Mbreti dhe bijtë e tij duhet tu përgjigjen këtyre pyetjeve se për çfarë jemi ne të akuzuara? Cili është saktësisht krimi ynë? ”,-thanë dy motrat përmes Skype për televizionin RT.
Megjithëse situata e tyre është duke u përkeqësuar, administrata dhe organet kompetente po bëjnë një sy të verbër. Katër motrat janë midis moshës 38 dhe 42 vjeç, dhe thuhet se të paktën njëra prej tyre ka probleme psikologjike. Nëna e princeshave u nda me mbretin Abdullah në vitin 1980 dhe u largua për në Londër në vitin 2001. Një vit pas arratisjes së nënës së tyre, filloi tortura për 4 motrat pikërisht nga babai tyre, i cili u hidhte dhe drogë në ushqim.
Monarku 89-vjeçar është babai i 38 fëmijëve dhe është shumë i dhënë pas grave. Ai është listuar sipas revistës “Forbes”, ndër njerëzit më të pasur dhe me më shumë ndikim, me një pasuri që kap shifrat e rreth 17 miliard dollarëve.