Poezia me titull ''Vargjet e mia'' shkruar nga Bajame Hoxha

VARGJET E MIA

Oh,sa vargje kemi thurrë,
Me ritme zemre, me kthjelltësi...
Si të ligës iu bëre urë,
U trete, humbe në padrejtësi?

Po ku shkuan,po ku vanë
Vargjet e mia plot trishtim,
Atje ku lotët e mia u thanë,
Kampeve ku mbeti dhe shpirti im...