Plepi dhe rrëkeja

PLEPI DHE RRЁKEJA

Kur kish plepi pak nevojë
për të pirë nga rrëkeja,
ajo befas i dredhoi,
rrodhi tutje edhe shkoi.

Mirpo plepi nuk u tha.
Shtriu rrënjët nëpër tokë
dhe u rrit me mend në kokë.

Përsëri u kthye vapa.
Toka thithte me lakmi
çdo pikë uji. S'kishte shi.
Dje rrëkeja po shteronte.

I tha plepit ta dëgjonte:
-Zgjat një degë dhe më mbulo,
se po thahem nga ky zheg,
do të zhdukem ne hendek.

Foli plepi i zemëruar:
-Shumë vonë je kujtuar.
Kur të desha pranë meje,
krahet s'duhej të mi ktheje.