PINGUINI SHET KASATA
Ёshtë verë. Në një shesh,
ku s'ka qënë asnjë prej nesh,
pinguini shet kasata.
Po kalojnë nja dy pata
me erashka nëpër duar.
Ecin duke u llastuar.
-Oh, kasata këtu paska!
thotë njëra pak mënjanë.
I ka sjellë nga Alaska
pinguini çalaman.
Thotë tjetra: -Nuk besoj
që të jenë mjaft të mira.
Po t'i sillte që andej,
do të ishin krejt të shkrira.
Pinguini diçka kap
nga biseda dhe thërret:
-Po nuk bletë dy kasata,
çalamane jeni vetë!
Patat krejtësisht hutohen,
nuk vendosin të largohen,
po drejtohen për të blerë
dhe përlajnë dy kasata
krejt pa qumësht dhe sheqer.





