Kinezët e përdorin në vend të bukës, i kushtojnë këngë, i thurin himne dhe e hedhin në shtratin martesor natën e parë të martesës si simbol i fertilitetit. Më shumë se tre miliardë njerëz në botë e përdorin çdo ditë. Ndërsa shumë të tjerë e konsiderojnë pjesë të vetë jetës
Kinezët e përdorin në vend të bukës, i kushtojnë këngë, i thurin himne dhe e hedhin në shtratin martesor natën e parë të martesës si simbol i fertilitetit. Në përgjithësi, për pjesën më të madhe të Azisë, kultivimi i tij është mënyra e vetme për të mbajtur frymën gjallë, ndërsa për pjesën tjetër të botës konsiderohet si mbreti i drithërave që mund të përdoret kudo në kuzhinë, nga ëmbëlsirat te të kripurat. I lehtë, i thjeshtë, në furrë, në ëmbëlsira, këshilluar me ngulm nga dietologët, mund të gjendet dhe gatuhet nga kushdo, që nga ata që në mënyrë urgjente e shohin si shpëtimtarin e vetëm për të mbushur barkun deri te shefat e restoranteve më të mira në botë që e servirin në mijëra forma të ndryshme. Plot vitamina dhe substance antioksiduese i kombinuar me perimet e freskëta jeshile shërben edhe si zëvendësuesi më i mirë i mishit. Megjithatë, shpeshherë misterioz dhe sensual, orizi në vitet e fundit renditet krenar në piramidën e ushqimeve më të preferuara nga të gjitha moshat. Me gjalpë apo vaj ulliri, ndonjëherë edhe i thjeshtë të gjithëve na është dashur ta provojmë që në hapat e para të jetës shijen e tij. Mjekët e shohin si zëvendësuesin më të mirë kur fëmija nuk plotëson nevojën me gji nga nëna, ose kur nëna nuk mundet dot ta ushqejë me qumështin e saj. Që pas javës së parë të jetës këshillohet lëng orizi në raportin 2 me 3 qumësht dhe 1 e treat lëng orizi, duke e mos e vrarë mendjen aspak për historinë e tij. Në të vërtetë, mendohet se fjala oriz është me origjinë indiane dhe vjen nga gjuha Tamil, që e quante arisio. Dokumentet e para të shkrimit të saj datojnë rreth 5 mijë vjet në pjesën veriore të Indisë. Që prej antikitetit vendet kryesore të kultivimit të tij janë
Orizi prej dekadash ka zënë vend gjithmonë e më të shpeshtë në tavolinat e gjithë botë. I egër, i butë si ai që kultivohet në liqenet e Minesotës, llojet e Anishinaabeg, apo ato pakistaneze të kultivuara në Lahore . Një vend nderi, edhe për orizin aromatik të rritur në brigjet indiane të kultivuar prej shekujsh në majat e Himalajeve. Nga ana tjetër, orizi përbën dy të tretën e ushqimit të përditshëm për rreth tre miliardë njerëzish duke punësuar njëkohësisht një të tretën e tyre. Jo më kot, “International Year of Rice”, që çdo vit mbush botën me debate, analiza më lidhje me pranimin e orizit si një bosht rreth të cilit rrotullohen lidhjet e ndërvarura mes agrikulturës, sigurisë së ushqimit, agrobiodiversitetit, ambientit kulturës, ekonomisë, shkencës, identitetit seksual dhe punës”, kishte si moto “Rice is Life”, orizi është jeta. Qëndrueshmëria, rritja e prodhimit dhe kultivimeve pa e masakruar ambientin me pesticide e OMGJ, sipas deklaratës së mijëvjeçarit të kombeve të bashkuara në vitin 2000, është sfida e re për agrokulturën, në të gjithë botën.
Basmati
Kultivohet në Indi dhe Pakistan prej më shumë se 10.000 vjetësh. Ka kokrra të holla, të gjata dhe aromatike. Ekzistojnë më shumë se 100 variete që ndryshojnë nga njëri-tjetri nga ngjyra dhe aroma. Pas zierjes, kokrrat bëhen të buta dhe ndahen
I butë
Gjatësia e kokrrës dhe sasia e madhe e amilozit bëjnë që kokrra të fi tojë butësi duke e bërë njëkohësisht llojin idealin për të përgatitur orizin e “thatë”
Parboild
Nuk është një varietet orizi, por një trajtim me avull në temperature të lartë në
tenxhere me presion që redukton në maksimum kohën e përgatitjes
I zi
Ngjyra lejla në të zezë derivon nga lëkura e tyre plot vitamina dhe substance antioksidues. Shumë i shijshëm, por kërkon një kohë të gjatë për të zier rreth 45 minuta
I rrumbullakët
Kokrrat e vogla e të rrumbullakëta dhe përqindja e lartë e amideve, pavarësisht se kërkojnë kujdes gjatë përgatitjes sigurojnë një shije të veçantë në supërat me këtë lloj orizi
Është mënyra më e thjeshtë e përgatitjes. Zakonisht përgatitet në ujë me kripë dhe përdoret për sallata ose mund të shërbehet si bëjnë anglezët, i zier me vaj ulliri
dhe limon. Versioni oriental është ai me avull
Supërat
Është gjella më e përhapur në kuzhinat e gjithë botës. Mund të bëhet vetëm me oriz
ose të shoqërohet me perime të ndryshme dhe peshk. Zierja e tij me qumësht shërben
për përgatitjen e ëmbëlsirave si pudding orizi
Pilafi
Është një përgatitje me origjinë turke që shërben për të shoqëruar pjatat e mishit, perimeve apo të peshkut. Pas zierjes i shtohet gjalpi, sipas dëshirës mund të përgatitet në tenxhere ose piqet në furrë
Rizoto
Është një nga pjatat e “arta” të kuzhinës italiane, pjellë e kulturës gastronomike
të veriut të vendit. Është mbret i kërkesave nëpër restorantet shik
3 miliardë
Është numri i njerëzve që konsumojnë oriz në botë
5.6 kg
Është konsumi për person brenda një viti në disa vende evropiane
591 milionë
Janë tonelatat e orizit që prodhohen çdo vit në të gjithën botën
2700 P.E.S
Për të parën herë ai është mbjellë në arat kineze rreth vitit 2700 para erës sonë
Receta
Qofte me oriz
Orizi i pastruar dhe i larë zihet në ujë të valuar me kripë sa të bëhet pilaf i thatë. Hiqet nga zjarri, lihet të ftohet pak dhe duke e përzier me lugë druri hidhen vezët një e një nga një, shtohet mendër, kripë e piper. Në një tigan të posaçëm skuqen me vaj ulliri nga të dyja anët
Byrek me oriz
Petët hapen si zakonisht për byrek, ndërsa orizi i pastruar dhe i larë zihet sa të bëhet pilaf i shkrifët. Kur hiqet nga zjarri i hidhet kripë, piper vezë dhe gjalpë. Në një tavë të lyer shtohet gjysma e petëve, në mes orizi i përgatitur, sipër pjesa tjetër e petëve, spërkatet me gjalpë ose vaj dhe piqet
Rizoto me kërpudha
Vërini kërpudhat në një tas me ujë të vakët dhe lërini për gjysme ore, pastaj kullojini dhe grijini shumë trashë. Filtrojeni mirë ujin e kërpudhave dhe mbajeni mënjanë. Në një tenxhere tretni gjalpin, shtoni qepën dhe, në flakë të ulët, fërgojeni derisa të zbruhet dhe të bëhet e tejdukshme. Shtoni kërpudhat dhe lërini të lëshojnë shije për dy minuta. Hidhni orizin dhe, në flakë mesatare, përziejeni për të paktën një minutë, pastaj lageni lehtë me verë dhe, kur kjo të jetë thithur, me ujin e zbutjes së kërpudhave, gjithmonë duke e trazuar. Filloni të shtoni, pak e nga pak, lëngun e mishit derisa të ziejë orizi. Do të duhen rreth 18 minuta. Nja dy minuta para se të ziejë orizi, shtojini majdanozin. Provojeni dhe rregullojeni për kripë.
Rizoto me bizele
Në një tenxhere tretni gjalpin dhe më pas shtojini qepën dhe fërgojeni në flakë të ulët, derisa të zbutet e të bëhet e tejdukshme. Shtojini majdanozin dhe nëse e përdorni hudhrën, pastaj lëreni të fërgohet për pak minuta. Shtojini bizelet, spërkateni me pak lëng mishi, mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë ngadalë për 10 minuta. Shtojini lëngun e mishit te mbetur dhe orizin, trazojeni dhe lëreni të ziejë për 13-14 minuta. Provojeni a ka zier orizi dhe mbarojeni gatimin. Në fund plotësojeni me djathë, trazojeni me kujdes dhe shërbejeni të nxehtë.








