Obama: Michelle presidente? …kurrë


Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se bashkëshortja e tij nuk do të jetë kurrë kandidate për Shtëpinë e Bardhë, … me përjashtim të ndërhyrjes jashtëtokësore.
Ndërkohë që spekulimet vazhdojnë në lidhje me një kandidaturë tjetër të ish “Zonjës së Parë” Hillary Clinton për kampin demokrat, Obama është pyetur se çfarë do të mendonte nëse bashkëshortja e tij do t’i njoftonte dëshirën për t’u bërë presidente.
“Do të thoja: çfarë i keni bërë bashkëshortes time? Sepse për mendimin tim, një jashtëtokësor do të kishte rrëmbyer trupin e saj”, u përgjigj Obama duke qeshur gjatë një interviste për televizionin ABC.
“Një gjë që mund t’iu premtoj është që Michelle nuk do të jetë kandidate për një post zgjedhor”, shtoi presidenti amerikan, Obama, i cili do të përfundojë mandatin e dytë më 20 janar 2017.
Në muajin prill 2012, Michelle Obama kishte përjashtuar se do të ndiqte gjurmët e bashkëshortit të saj duke theksuar se ”drejtimi i fuqisë së parë botërore do të përbënte një punë vërtet të vështirë”.