Njerëzit e pasur kryejnë më pak marrëdhënie seksuale


Një sondazh i kryer në Britaninë e Madhe i bazuar mbi 1600 persona, ka zbuluar një fakt vërtetë interesamt. Njerëzit e pasur janë ata që kryejnë më pak marrëdhënie seksuale, duke pasur një jetë të varfër në këtë drejtim.

U vu re se ata persona që kishin një jetë të pëasur në punë dhe një ekonomi të bollshme, ishin të varfër në marrëdhëniet e tyre intime.

Sipas rezultateve të studimit vihet re se vetëm 4% e pasanikëve britanikë kryejnë marrëdhënie intime thuajse çdo ditë.

Ndërkohë 54% e të pyeturve pohuan se kishin marrëdhënie vetëm një herë në javë, ose më rrallë se kaq.