Një burrë vendosi që të mos bëjë dush përgjatë një viti të tërë, me synimin e vetëm që të “luftonte” shpërdorimin që i bëhet ujit.
Për dymbëdhjetë muaj të gjatë, ai është larë vetëm në rezervat me ujë natyral, si në lumenj, liqene, ujëvara etj. Fillimisht ky njeri kishte vendosur që mos të lahej për tre muaj, por më pas, nuk u ndal për të zgjatur edhe më tej kohën e synimit të tij.
Në fakt, burri në fjalë është një ambientalit i devotshëm për mbrojtjen e natyrës. Ai tashmë ka shumë fansa në rrjetet sociale që e mbështesin në sfidat e tij.







