Mega-operacion antidrogë në Divjakë. Bllokohet një avion me një pilot të huaj


Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar mesditën e sotme nga policia e shtetit në Divjakë të Lushnjës. Sipas të dhënave të para mësohet se kanë marrë pjesë me qindra forca policore.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një avion italian qenka ulur në Divjakë dhe në brendësi të avionit është kapur një pilot i huaj, i cili mund të jetë italian. Në momentin e uljes forcat e policisë kanë rrethuar avionin.
Policia menjëherë ka ngritur postblloqe në kufi me Divjakën dhe në zonën e Spillesë. Nga ana tjetër dyshohet se një mjet “Mitsubishi” ka qarkulluar me lëndë narkotike, por të gjitha këto informacione janë të gjitha për t’u konfirmuar.
Një informacion i tillë është dhënë edhe nga SHISH-i para pak kohësh, duke përfshirë dhe opozitën në debate dhe akuza kundër qeverisë për një trafik të mundshëm të organizuar nga strukturat shtetërore.
Pritet që zyrtare të Ministrisë së Brendshme të japin më shumë detaje në orët e ardhshme mbi këtë operacion.

Related Posts: