Për nga përmbajta mandarina është deri diku e ngjashme me portokallin. Përderisa 100 gram mandarine përmbajnë 30 mg vitaminë C, 100 gram portokall përmban 50 mg vitaminë C. Përveç vitaminës C, 100 gram mandarina ka 160 mg kalium i cili luan rol në punën e mirë të zemrës, pastaj vitaminat e grupit B, minerale, kalcium, magnez, zink etj.
Në përgjithësi, këto fruta kanë vlera të vogla energjetike. 100 gram mandarina na japin vetëm 34 kilo kalori. Mandarina është e pasur me fibra të cilat e ndihmojnë procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Ky frutë në vete përmban beta-karotine, të cilat gjatë shpërbërjes në organizimin e gjitarëve ndihmojnë në sintezën e vitaminës A e cila ndihmon për shikim (sy) si dhe lëkurë të butë.
Koktej nga lëngu i mandarinës për mëngjes të mirë
Merrni 2 mandarina, 2 portokaj, gjysmë limoni dhe disa gjethe të freskët të mentës.
Mandarinat, portokajtë dhe limonin e qëruar, së bashku me gjethet e freskët të mentës ndrydhni mirë. Nëse nuk keni mentë të freskët, lëngut mund t’i shtoni 50 ml çaj të ftohur nga menta. Pa frikë se do të shtoni në peshë, ju mund të pini këtë koktej apo dhe të hani mandarina të freskëta, të cilat njëherazi do ta ushqejnë trupin tuaj me materie shumë të domosdoshme ushqimore.
Lëvoret e mandarinës, nuk është patjetër ti hidhni. Ato mund t’i lani me ujë, dhe t’i thani në ndonjë vend të mbrojtur nga pluhuri. Lëvorja e mandarinës, si dhe e portokallit dhe limonit, përmbajnë vajra eterik. Ato mund të përdoren si shtesa për kulaçe, komplote, çaje madje edhe si shtesa për banjë mjekuese. Nëse dëshironi të çliroheni në banjë mjekuese për lëkurë të freskët dhe të pastër, apo kundër pagjumësisë, vaji eterik nga lëvorja e mandarinës është jashtëzakonisht e mirë dhe vepron edhe si antiseptik. Banjën aromatike mjekuese e përgatitni duke i vendosur në ujë të ngrohtë lëvoret e thara dhe të njoma të mandarinës.
Përndryshe në restauronte të ndryshme, lëvorja e mandarinës përdoret edhe si pjesë përbërëse e sallatave dhe gjellëve të ndryshme.
Burimi: Mjellma





