Koreja e Veriut rishkruan historinë, i bën shpikjet amerikane si të vetat


SHBA-ja mund të jetë armiku numër një i qeverisë së Koresë së Veriut, por kjo gjë nuk i ka ndaluar njerëzit vendas të adoptojnë disa nga simbolet më thelbësore të kapitalizmit nga Mickey Mouse deri tek Coca-Cola.
Fotografi Eric Lafforgue, i cili që atëherë u dëbua nga shteti komunist, udhëtoi në Korenë e Veriut përpara dhe pati mundësinë e rrallë të komunikonte me vendasit për këndvështrimin e tyre mbi botën.
Ai zbuloi për sistemin e egër të edukimit anti-amerikan dhe për mungesën e lirisë së informacionit. Shumë persona ngulën këmbë në bisedat me të se Mickey Mouse, figura kryesore e kutive të paketimit të drekave të fëmijëve dhe Coca-Cola ishin shpikje të koreanoveriorëve.
Madje edhe pikturat e bëra nga amerikanë, kishin gjetur tashmë ‘autorin’ e tyre vendas. Lajmi është shokues për ata që jetojnë në pjesën e botës së lirë.

Related Posts: