Mjellma Berisha ka publikuar videoklipin e këngës që mban titullin “Jeans”.
Zzap&Chriss kanë bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi.
Produksioni Asha është kujdesur për realizimin e videoklipit.
Kompania OnAir kujdeset për menaxhimin dhe distribuimin online të këtij klipi. /Telegrafi/






