Një raport i ri nga Konfederata Ndërkombëtare e Unionit të Tregtisë (ITUC), një organizatë përmbledhëse e unioneve kudo nëpër botë, hedh dritë mbi të drejtat e punëtorëve në 139 shtete të ndryshme. Në Indeksin Global të të Drejtave, për vitin 2014 ITUC vlerësoi 97 drejta të punëtorëve si për shembull aftësia për t’u bashkuar në unione, aksesi në mbrojtjen ligjore dhe liria nga dhunimi i kushteve të kontratave. Grupi i ka shkallëzuar vendet me të mira në botë duke i dhënë vlerësimin një për ato më të mira dhe pesë për vendet më të këqija. Danimarka është vendi i vetëm në botë që ka marrë pikët maksimale, gjë që nënkupton se i respekton 97 të drejtat e punëtorëve. Shqipëria është vlerësuar me 3 pikë. Vende në konflikte, si Sudani dhe Siria janë ndër më të këqijat.
Home »
» Klasifikimi 2014: Vendet më të mira dhe më të këqija për mbrojtjen e punëtorëve






