KIEV – Poroshenko: Ukrainasit bënë zgjedhjen e tyre drejt integrimit në Evropë


Fituesi i mundshëm i zgjedhjeve presidenciale ukrainase, Petro Poroshenko deklaroi menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit se ukrainasit bënë zgjedhjen e tyre drejt integrimit në Evropë. Ai shtoi se vendi i tij duhej t’i jepte fund luftës dhe t’i rikthehej paqes. Poroshenko theksoi se vizitën e parë si president do ta bënte në Donbasin separatist. Miliarderi properëndimor ukrainas dhe kandidati kryesor i zgjedhjeve presidenciale, Petro Poroshenko mund të jetë fitues që në raundin e parë me 55,9 për qind të votave, doli sot nga exit polle-et e organizuara menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë vendin. Ai gjendet shumë pikë përqindje përpara kandidates tjetër, Julia Timoshenko që ka marrë vetëm 12,9 për qind te tyre, gjithmonë sipas sondazheve. Nëse Poroshenko merr mbi 50 për qind të votave, ai zgjidhet president i Ukrainës që në raundin e parë