Hajduti vjedh paratë, kthen kuletën dhe të gjithëve në lokal ua paguan pijet.
Amerikani Bryan Kuegler mund të marrë pesë vjet burg meqë ka plaçkitur njeriun që i vinte të villte në lokal, e pastaj me ato para qerasi të pranishmit. Gjithçka u regjistrua nga kamerat e sigurisë.
Viktima Larry Lotter mendonte se kishte atak në zemër kur ra dysheme në një lokal në Williamson të SHBA-ve, raporton Daily Mirror, transmeton Telegrafi.
Kuegler ishte një nga mysafirët e pranishëm dhe i del në ndihmë. Por, ai vodhi kuletën e tij me 100 dollarë. Fillimisht shkoi në WC, nxori dy bankënota nga 50 dollarë, e ktheu kuletën ku ra Lotteri dhe u tregua “zemërgjerë” me qerasje! /Telegrafi/






