I riu që po shokon internetin me vrimat në faqe (VIDEO)


Një i ri nga Gjermania ka shokuar shumëkënd që ka parë fotot e tij.
Ai është aq i fiksuar pas piercing, sa ka bërë edhe dy vrima të mëdha në faqe.
Joel Miggler, 22 vjeç, ka bërë nga ato që quhen “Cheek Plug”.
Secila gropë në faqe është 3.6 centimetër.
“Për mua është art. Më bën të veçantë,” thotë ai.
Para një viti ai nisi që të hapte gropat tek Danny, që merret me tatuazhe dhe piercing.
Në fillim hapi një gropë 10 milimetër.
Gropat janë zmadhuar gradualisht.
Për çdo vizitë tek Danny, ai paguan 180 euro.
“Paratë i jap me qejf. Dhimbjet janë të durueshme,” thotë ai.
Ai thotë se mamaja nuk ia pëlqen gropat, kurse e dashura e mekanikut është mësuar.
“Të huajt më ngulin sytë shpesh, por jetoj në një qytet të vogël dhe njerëzit më njohin thuajse të gjithë”.



Related Posts: