GJERMANI – EKON – ”Siemens” shkurton 11 600 vende pune


Kompania gjermane ”Siemens” synon të mbyllë 11 600 vende pune në të gjithë botën në kuadrin e planit të saj të riorganizimit që parashikon për më tepër zvogëlimin e numrit të njësive të veta, njoftoi një zëdhënës i kompanisë.
“Rreth 7 600 vende brenda njësive që do të zhduken dhe 4 000 në nivel organizativ rajonal do të shkurtohen”, saktësoi zëdhënësi.
”Megjithatë, një numëri të caktuar të punonjësve do t’i ofrohen pozicione të tjera pune në sektore që do të përforcohen”, shtoi ai por pa dhënë shifra të sakta.
Por ai, gjithashtu, nuk mundi të jepte të dhëna të detajuara mbi pjesën gjeografike ku do të kryheshin shkurtimet dhe do të mbylleshin sektorët.
Më 7 maj, kreu i ”Siemens”-it kishte shpallur një plan riorganizimi që kishte për synim përmirësimin e përfitimeve të grupit që kanë rënë përballë konkurencës.
Ai synon të rigrupojë aktivitetet e ”Siemens”-it në nëntë njësi kundrejt 16 aktualisht dhe të shkurtojë nivelet hierarkike për të zvogëluar shpenzimet vjetore me një miliard euro duke filluar nga viti 2016.