Këngëtari koreanojugor Psy do të hyjë në librin e rekordeve me këngën e tij “Gangnam Style”, sepse vedeo kaloi numrin e dy miliardë vizitorëve në platformën në internet YouTube, transmeton Tetova News.
Kjo është hera e parë për platformën e videove, ku vetëm kënga me titull “Baby” i Justin Bieber mundi të shënonte një numër më të lartë se një miliard vizitorë, shkurtin e kaluar.
“Dy miliardë vizitorë, është njëkohësisht një numër shumë i madh por edhe surprizues i cili më nderon jashtë mase”, u shpreh Psy në një komunikatë.
“Me gjithë këtë sukses të përjetuar, do të rikthehem shumë shpejt me këngë shumë të gëzueshme”, shton ai.
Suksesi i këngës, i hedhur në internet që prej korrikut 2012, është gjërësisht ndërkombëtar, pasi vetëm tre për qind e vizitorëve janë nga Koreja e Jugut.
Kënga që ka pasuar “Gangnam Style” e këngëtarit Psy “Gentleman”, ka regjistruar rekordin e videos më të shikuar në platformën “YouTube”, në harkun kohor njëditor, me 38 milionë vizitorë, më 14 prill 2013./tetovanews.info