Nga ARBEN BRAÇE
Një nga ndërtuesit e Evropës, Jacques Delors, sa herë që flitej për modelin evropian ishte po aq konservator sa britaniku Anthony Giddens për të cilin ky model duhej të mbështetej mbi partneritetin e të gjallëve, të vdekurve dhe të të palindurve, sikurse evidentonte edhe frymëzuesi i tij, filozofi Edmund Burke. Sipas këtij orientimi, partneritet me të vdekurit do të thotë që politika evropiane të mos jetë kurrë pa histori. Asaj nuk i lejohet të harrojë mësimet e dy luftërave botërore dhe në këtë mënyrë as viktimat e tyre, pra nuk i lejohet të fshijë nga kujtesa përvojën me fashizmin dhe komunizmin. Partneritet me të vdekurit do të thotë gjithashtu, që për Evropën nuk janë të hapura të gjitha rrugët, ajo nuk ndërtohet mbi “tabula rasa”, por vetëm në ato rrugë që nuk janë provuar si të gabuara ose të pamoralshme.
Partneritet me të palindurit do të thotë që gjeneratat pas nesh t’i marrin gjërat po aq seriozisht sa dhe ne, sepse mbajmë përgjegjësi për perspektivat e brezit të sotëm edhe të nesërm. Se çfarë bëjnë ata me mundësitë e tyre, kjo nuk është puna jonë.
Partneritet me të gjallët dhe të palindurit do të thotë që ideali politik i Evropës duhet të jetë vetëm një Evropë me të ardhme në të cilën askush të mos humbë besimin për një projekt të tillë.
Zgjedhjet e zhvilluara së fundi për Parlamentin Evropian me rritjen e radhëve të euroskeptikëve dhe të krahëve të ekstremit të djathtë kanë cenuar pikërisht atë pjesë të partneritetit, atë midis të gjallëve, e cila është e domosdoshme, për idealin evropian. Evolucioni i Parlamentit Evropian me rritjen e forcave euroskeptike në vendet bazë sikurse në Francë, Gjermani, Britani, Austri, Itali, Greqi etj., nga një kuvend konsultimi në një dhomë mbikombëtare me kompetenca të rëndësishme legjislative nxjerr në pah aktualisht shkallën e shqetësimeve të anëtarëve të BE-së rreth legjitimitetit demokratik të bllokut kontinental të formuar.
Tashmë Parlamenti Evropian do të përballet me tri sfida të konsiderueshme: një elektorat indiferent që është i painteresuar në trup kontinental; është beteja e partive euroskeptike që duan të dobësojnë Bashkimin Evropian nga brenda dhe qeveritë kombëtare që do të rezistojnë ndaj përpjekjeve të BE-së, e cila përpiqet të thellojë integrimin kontinental.
Por cilat janë shkaqet që qëndrojnë në themel të kësaj krize, e cila shfaqet në trajta të ndryshme, të cilat konvergojnë në humbjen e besimit në të ardhmen e BE-së, duke shtyrë vende të tilla sikurse Britania e Madhe, një nga vendet refuzuese për Shqipërinë të shprehë iniciativën edhe për daljen e Britanisë nga BE, nëpërmjet një prej forcave kryesuese euroskeptike të Ukip.
Aktualisht në një pjesë të rëndësishme të partnerëve kryesorë të BE-së që konkurruan në këtë garë u shfaqën veprime të hapura të nacionalizmit ekonomik. Dhe pikërisht ky nacionalizëm i padëshiruar i konkurrencës forcoi shtetet kombëtare, sikurse Gjermania, duke krijuar për qeveritë e tyre hapësirë për veprime të pavarura. Bashkimi Evropian e ka parë me shqetësim nacionalizmin ekonomik, por konkretisht format e parandalimit nuk kanë dhënë efikasitetin e duhur. Nga ana tjetër, nacionalizmi ekonomik solli dobësimin e dukshëm ekonomik të një sërë shtetesh sikurse Italia, Spanja, Greqia etj. Egoizëm nacional do të ketë gjithmonë në Evropë, por nëse të gjithë i ngulin sytë ekonomisë kombëtare dhe Euron e vlerësojnë vetëm sipas kriterit, se a do ta forcojë apo do ta dobësojë ekonominë vendëse, kjo shumë shpejt do ta çojë BE-në në një pikë të vdekur. Konkurrenca me masë e ekonomisë kombëtare nuk e shkatërron Evropën, kur kjo nuk kthehet në një garë lehtësimesh financiare për vetë shtetet e BE-së, sikurse ishte rasti i turpshëm i Greqisë.
Diferenca në standardin ekonomik u shoqërua edhe me një linjë të ashpër euroskeptike, kundrejt integrimit evropian dhe monedhës së përbashkët si dhe nga një retorikë ksenofobe dhe urrejtjesh kryesisht anti-imigracion dhe anti-islam. Kjo linjë u nxit edhe nga partitë e ekstremeve të djathta në vendet kryesore të BE-së. Realiteti që u shfaq në këto vende tregoi se demokracitë e tyre nuk mund të duronin mjaft larmi kulturore dhe gjuhësore, si dhe kultura të veçanta të ndara prej njëra-tjetrës e madje, të pozicionuara kundër njëra-tjetrës sikurse ishte rasti i përdorimit të shamive të vajzave myslimane në Francë dhe goditja e dhunshme e emigrantëve në Greqi, prej “Agimit të Artë” etj.
Sot shtetet kombëtare të Evropës Perëndimore po bëhen çdo ditë dhe më shumë multikulturore dhe nuk mund të integrojnë dhe aq më pak të asimilojnë atë çka vërshon drejt tyre. Kur çdo grup, qoftë ai i kufizuar në bazë etnish dhe kulturash apo si sistem funksional, duhet të zhvillohet sipas ligjeve të veta, sikurse sugjerojnë euroskeptikët e sotëm të ekstremit të djathtë, atëherë politika ka marrë fund. Nga ky këndvështrim nuk kishte sesi të mos lindte fondamentalizmi jo më si një mbetje rudimentale e së kaluarës ideologjike dhe primitive, por si një produkt i mospranimit nga ekstremet e djathta të vetë shoqërisë multikulturore që është prezente në realitetin evropian.
Në Evropë sot ekzistojnë mjedise kulturore nga më të ndryshmet, të cilat distancohen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. Sot asnjë mjedis kulturor nuk përbën shumicë, asnjëri nuk mund t’u imponohet të tjerëve dhe asnjë parti e madhe ose parti e ekstremit nuk mund t’i a lejojë vetes t’i drejtohet vetëm një mjedisi. Prandaj edhe konfrontimi që po ndodh sot në Evropë mes hapjes multikulturore dhe fondamentalizmit në rritje vjen si rezultat i nxitjes së urrejtjes nga ekstremet e djathta euroskeptike. Shoqëria multikulturore po t’i shkosh në thelb, nuk njeh vendës dhe të huaj, nuk njeh kulturë që vendos kritere për jetën e përbashkët, sikurse po përpiqen të bëjnë euroskeptikët në revansh. Rritja e euroskeptikëve po vështirëson edhe pranimin e Shqipërisë në komunitetin e dëshiruar. Sa herë që evidentohen “shkelje”, euroskeptikët na paralajmërojnë me dëbim nga sistemi Shengen a thua se nuk i mjaftoi vendit tonë 50-vjeçari i vetizolimit.
Gjithsesi kush dëshiron integrimin dhe të ardhmen e Evropës duhet të pranojë në gjirin e tij shoqërinë multikulturore, duke u përballur në këtë sfidë më të gjithë euroskeptikët egoistë.