“eBay” paralajmëron ndryshimin e fjalëkalimit pas një sulmi kibernetik


Gjiganti amerikan i shitjes nëpërmjet platformës në internet “eBay” njoftoi sot se kishte rënë viktimë e një sulmi kibernetik, pas së cilit ai u kërkoi të gjithë përdoruesve të ndryshonin fjalëkalimin.
Grupi tha se nuk kishte “prova” se piratët e internetit kishin pasur akses në informacionet financiare ose në lidhje me kartat bankare.