E dashura ose i dashuri duhet ta ndiejnë afshin e dashurisë dhe jo të mundohen me çdo kusht ta kuptojnë masën e saktë të dashurisë. Sado të dish të flasësh dhe të shkruash bukur, pastër e pasur dhe të kesh një ujanë të tërë me fjalë, sërish nuk mund t’ia shprehësh dashurinë asaj apo atij që me loçkë të zemrës e dashuron. Andaj ajo ndihet, shprehet me ndjenja, me sjellje të mirë, ndërsa fjalët janë vetëm një argument i pamjaftueshmërisë për t’ia shprehur të dashurit (burrit) apo të dashurës (gruas) zjarrin e dashurisë!
Burimi:Iljasa Salihu





