Në internet po qarkullon një video, që është xhiruar në Edmonton të Kanadasë. Por, se cila është e vërteta për këtë që do të shihni, kjo ende saktë nuk dihet...
Sipas një interpretimi, thuhet se femra me sjellje e zë të çuditshëm, që sulmon në tren një udhëtar të ulur pranë saj, është e “pushtuar nga djalli”.
Pasi burri dëshiron të hakmerret, ai arrestohet nga policia. Për femrën, që e quajnë “fara e Satanit”, nuk dihet ende asgjë!
Të dy personat janë dënuar me nga 500 dollarë për rrahje në publik. Policia thotë se nuk po e heton më rastin.
Se cila është e vërteta për këtë femër, se a është e çmendur, e droguar apo vërtet e poshtuar, kjo nuk dihet. Por, HP në fund të postimit ka vendosur videon që ka të bëjë me “10 rastet e tmerrshme të pushtimit demonik”!? /Telegrafi/