Çka janë hemorragjitë subarahinoidale?

Hemorragjitë subarahinoidale janë gjakderdhje në hapësirën subarahinoidale zakonisht nga ruptura e një aneurizme sakulare.

Pasqyra klinike karakterizohet nga rreziku për jetë me komplikime, recidive, infarkte si pasojë e vazospazmave dhe hidrocefalus.

Incidenca vjetore është 10-15 në 100.000 banor dhe shkakton 3% të gjithë infarkteve të trurit. Më shpesh shfaqet në dekadën e 5. dhe 6. Para moshës 40 vjeçare janë më të rrezikuar meshkujtë, pas moshës 50 vjeçare femrat.

Faktorë të rrezikut janë hipertensioni arterial, duhani, hiperkolesterolemia dhe drogat.

Shkaktar në 80% të rasteve është ruptura e aneurizmës sakulare të arterieve trurore bazale. Lokacionet më të rëndësishme janë:

40% a.communicans anterior & a.cerebri anterior

30% a.carotis interna

20% a.vertebralis & a.basilaris

20% e pacientëve kanë aneurizma multiple

Zakonisht bëhet fjalë për aneurizma sakulare në bifurkacionet / vendndarjet e arterieve nga anomalië embrionale të tunikës media, ku shtohen edhe faktorë hemodinamik me moshë në mes 40 dhe 60 vjeçare.

Shumë më rrallë paraqitet aneurizma fuziforme e a.carotis dhe a.basilaris nga ndryshimet arteriosklerotike dhe aneurizmat mikotike te endokarditet.

Pacientët me veshkë cistike dhe sëmundje të indit lidhor kanë më shpesh aneurizma.

Në 5% të rasteve hemorragjia paraqitet si pasojë e malformacioneve arteriovenoze, traumave, disekcionit të arterieve intrakraniale (sidomos a.vertebralis), trombozat sinusave, vaskulitet dhe pengesat në koagulim.

Në 10 – 15% të rasteve nuk gjendet burimi i gjakderdhjës, veçantërisht te ato mezenteriale.