Çka është Oligodendroglioma?
Bëhet fjalë për tumor të oligodendroglisë me infiltrim dhe rritje të ngadalshme i ndarë mirë nga strukturat përreth. Ky tumër përbën diku 5% e tumorëve primar të trurit.
Në 40% stë rasteve shfaqen kalcifikime, në ndërkohë është i mundshëm malinjizimi. Rritja e favorizuar është në pjesët parietale dhe frontale nga medulla në drejtim të korteksit. Mosha më e shpeshtë e shfaqjës është në mes 30 – 50 vjeç.
Klinikisht shpesh shfaqen sulme epileptike dhe me progres edhe shenja lokale. Në CT dhe RM shfaqen lezione hipodense shpesh me kalcifikime.
Nëse është i mundshëm për nga lokalizimi bëhet resekcioni i tumorët, përndryshe bëhet terapi me rrezatim dhe PVC. 5-vite-mbijetesa arrin deri në 80%, ndërsa edhe pas 10 viteve jetojnë 40 – 60% e pacientëve.