Cilat janë shenjat dhe simptomat e cirozës? -plus analizat e gjakut- pasqyra e gjakut



Në fazën e parë Ciroza nuk paraqet shenja të dukshme. 


Mund të kalojne vjet për të kuptuar dëmin që Melçia po kalon. Kjo situatë krijohet pasi melçia mund të kompenzojë humbjen e qelizave te saj 'të sëmura' duke i mbingarkuar ato të cilat janë të shëndetshme. 

Shenjat e para të semundjes janë humbja e oreksit, peshës dhe masës muskulore. Më pas, kur dëmi është i madh, shfaqet verdhëza, asciti, edema etj.
 

Dobësi, lodhje.

Lëkura: verdhëz, teleangiektazi, eritemë palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozë.

Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, variçe ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezë, melena, hematokezi.

Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-së dhe e aPTT-së, transaminaza të rritura, anemi, trombocitopeni.