Buzëqeshjet e sforcuara ose të rreme jo vetëm që i bëjnë keq shëndetit, por ulin dhe produktivitetin në punë. Sa më tepër e sforcuar të jetë buzëqeshja, aq më depresive është ajo. Kështu që më mirë të mërzitur, sesa të buzëqeshur me zor, të paktën për nervat tona dhe rrjedhimisht për shëndetin tonë.
Ky është përfundimi i një studimi të një grupi shkencëtarësh nga ‘Michigan State University’, të cilët vëzhguan se si përkeqësohej humori i një grupi shoferësh të autobusëve, të cilët për shkak të punës, ishin të detyruar të buzëqeshnin shpesh me pasagjerët. Për më tepër, veç përkeqësimit të humorit, rezultonte se ulej edhe përqendrimi në punë, rrjedhimisht edhe produktiviteti.
Përkundër kësaj, të njëjtët subjekte kishin rritje të produktivitetit në punë gjatë ditëve kur qeshnin të stimuluar nga kujtime të bukura.
Nga studimi rezultonte se buzëqeshjet e sforcuara rezultonin më depresante për femrat se për meshkujt.






