Bred Pit sulmohet nga një gazetar “manjak” (VIDEO) (FOTO)


Aktori i famshëm i “Hollywood”-it Bred Pit është goditur me grusht në fytyrë ndërsa po nënshkruante autografe në premierën e një filmi. Së bashku me Pit, ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, e cila ka mbetur e tronditur.
Pit ishte në premierën e filmit “Maleficent” më 28 maj, kur sipas policisë, një person i identifikuar si Vitaliy Sedjuk, ka kaluar një rrethim dhe e ka goditur.
Aktori 50-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa Sedyuk u arrestua menjëherë nga policia dhe do të qëndrojë në burg, deri sa të bëjë pagesën prej 20 mijë eurosh për t’u liruar me kusht.
Sedyuk është një gazetar televiziv ukrainas, i cili shpesh ka qenë pjesëmarrës në promovime të tilla.
Më parë, 25-vjeçari kishte përqafuar aktorin Leonardo Di Kaprio, ka sulmuar skenën kur këngëtarja Adele ishte shpërblyer me çmimin “Grammy” dhe kishte marrë një shuplakë nga Will Smith pasi e kishte puthur atë gjatë një premiere në Moskë.