Besart Berisha ia fiton titullin Brisbane Roarit (Video)

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, është bërë hero i vërtetë pasi me golin e tij ia ka siguruar titullin e tretë skuadrës së tij, Brisbane Roar.

Brisbane Roar ishte në disavantazh prej 0-1 kundër Western Sydney Wanderers, kur në minutën e 86-të në skenë doli heroi, Besart Berisha, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm me kokë për ta dërguar sfidën në vazhdime. I tërë stadiumi u ngrit në këmbë nga shpresa që i dha kosovari me golin e tij.
Në vazhdime, ndeshja u bë më agresive dhe më e tensionuar, mirëpo Silva e gjeti për mrekulli rrugën drejt golin në minutën e 108-të dhe me këtë rezultat përfundoi takimi, i cili i dha titullin e tretë skuadrës së Besart Berishës në A-League. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për Berishën, pasi që nga edicioni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e tij të re, Melbourne Victory.
Kah fundi i takimit u inkuadrua edhe kosovari tjetër, Labinot Haliti, i cili luan për Wanderers. /Telegrafi/