BBC: Ja ligjet më të çuditshme të punës në botë

Në Spanjë fëmijët duhet të ndihmojnë prindërit, në Francë nuk lejohet dërgimi i e-maileve pas pune
1. Sepse edhe ligji thotë kështu, jo vetëm mamaja
Një ligj që i kërkon fëmijëve të ndihmojnë me punët e shtëpisë dhe të respektojnë prindërit e tyre? Në Spanjë, është realitet. Një projekt-ligj i vendosur në Parlament thotë pikërisht kështu. Ndoshta është pak e ekzagjeruar. Por mbi të gjitha, edhe burrat e shtëpisë në Spanjë kanë detyrime ligjore për të bërë punët e shtëpisë dhe për të ndihmuar në kujdesjen e fëmijëve. Sigurisht që Spanja nuk është i vetmi vend që ka përshtatur këtë ligj. Do të vazhdojmë më me kujdes ligjin spanjoll, ashtu si edhe disa norma dhe rregulla pune që janë vendosur rreth globit vitet e fundit, duke përfshirë ndalimin e dërgimeve të e-mail-it pas orarit. Në Spanjë, me këtë projektligj u kërkohet fëmijëve të marrin pjesë në jetën familjare, respektin e prindërve dhe vëllezërve. Gjithashtu ata kanë bashkë-përgjegjësi në kujdesin e shtëpisë në varësi të moshës së tyre, pa marrë parasysh gjininë. Megjithatë nuk ka dënime dhe ndëshkime për ata që nuk bashkëpunojnë. Montse Reguera, një mësuese dhe prind në Madrid, tha se ky projektligj e bëri atë për të qeshur dhe mendon se është i panevojshëm. Ajo tha: “Si çdo familje në botë, edhe familjet spanjolle kanë rregullat e veta, rregulla morale të pashkruara që fëmijët i mësojnë kur rriten”.
2. Kohëzgjatja e punës 9:00 – 17:00

Gjermania gjithmonë është respektuar për etikën në punë. Në fund të marsit, Ministria e Punësimit në Gjermani ndërmori një ligj që ndalonte kontaktin e menaxherëve me stafin jashtë orarit të punës, vetëm nën rrethana të veçanta, që nënkuptohen si raste emergjente. Arsyeja është se të punësuarit duhet të mbrojnë veten e tyre kundra “shfrytëzimit”. Ligji vuri re se kompania gjigante e automjeteve Volksvagen në vitin 2011 dërgonte e-mail-e pune jashtë orëve të punës për të punësuarit. Gjermania Anne Goldmann punon për kompaninë ndërkombëtare të teknologjisë që nuk ka vendosur kufizime në e-mail-et e orarit të punës. Ajo thotë që e preferon këtë gjë sepse e lejon atë të organizojë më mirë planet e saj. “Është shumë e rëndësishme,” thotë ajo “që të heqësh pak mendjen nga puna. Por limitet kohore nuk janë edhe aq të nevojshme, sepse shpesh gjatë orëve të punës më pëlqen të shkoj në palestër kur ndjehem keq, dhe më pas jam më shumë produktive dhe në punë”.
3. Matja e madhësisë së belit

Në përpjekje për të ruajtur shëndetin e popullit të saj, Japonia miratoi një ligj në 2008-n që vendoste një madhësi maksimale të belit për çdo njeri nga mosha 40 deri në 75 vjeç. Beli i të punësuarve matet çdo vit nga një provim mjekësor që gjithashtu mat faktorë të tjerë si presioni i gjakut dhe kolesterolit për të parë nëse ata janë të shëndetshëm dhe jo ‘mbipeshë’. Mbipesha ka të bëjë me rreziqet e sëmundjeve të stomakut dhe kolesterolit të lartë. Punonjësve të identifikuar mbipeshë u jepen këshilla për t’i ndihmuar që të humbin disa kilogramë. Ata punonjës të cilët nuk bien në peshë të paktën me 10% duhet të kontribuonin në një program shëndetësor për më të moshuarit. Në 2015, punonjësit duhet të arrijnë normën 25% përndryshe u duhet të vuajnë të njëjtin ndëshkim. Zhongmin Guo, i cili së fundmi u rikthye në SHBA pas 14 vitesh punë në Japoni, tha se çdo vit ai ishte subjekt i kontrolleve shëndetësore të ndryshme.
4. Ndalimi i email-eve jashtë orarit të punës

Francezët janë ndoshta të admiruar ose të qortuar për sistemin e tyre laissez-faire, veçanërisht kur fjala është për punë. Kur u miratua ligji për ndalimin e dërgimit të email-eve pas orës 18:00 kjo u pa me xhelozi nga të tjerët. Megjithatë ligji nuk u prit shumë mirë. Vetëm punëtorët e pavarur, ditët e punës të së cilëve nuk janë të lidhura me 10-orarëshin e punës së vendit, lejohen të dërgojnë mesazhe edhe jashtë orarit të punës. Aurelien Bruno, një inxhinier në Nisë të Francës tha se kjo ishte një tjetër mundësi që francezët të konsideroheshin si popull përtac. “Mendoj se Franca keqkuptohet shpesh,” tha ai duke iu referuar perceptimeve ndërkombëtare për etikën e punës franceze. Në fakt, BBC vërtetoi se 35 orët e punës në një javë janë një mit i vërtetë.
5. Anashkalimi i një pushimi, i pambrojtur

Matja e punonjësve në aspektin fizik, mund të shihet si një hap rregullator tepër i largët, shpesh një mungesë rregulli mund të jetë shqetësues. Shtetet e Bashkuara, për shembull, punëdhënësve nuk u lejohet kohë pushimi apo pushime dreke. Ndërsa dikush shpreson që punëdhënësit nuk ja heqin mundësinë punëtorëve për të ngrënë, me ligj ndalohet që ata ta lejojnë këtë gjë. Pagimi i pushimeve është një përfitim në SHBA, në kontrast me vendet si Brazili, ku 1 muaj pushim i sigurohet të gjithë punëtorëve. Julie Stich, drejtoresha e kërkimeve në Fondacionin Ndërkombëtar të Përfitimit të Punonjësve thotë se “të mbipunosh dhe të stresohesh mund të ndikojë në gjendjen mendore dhe fizike, duke shkaktuar sëmundje si pagjumësia dhe sëmundje mendore. Është shumë e rëndësishme marrja e pushimeve”./to