ASTANA – Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani krijojnë Bashkimin Ekonomik Euroaziatik


Rusia nënshkroi sot me Bjellorusinë dhe Kazakistanin një marrëveshje për krijimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, i destinuar për forcimin e integrimit mes tri ish-republikave sovjetike. Dokumenti u nënshkrua nga presidentët respektivë, Vladimir Putin, Alekaandre Lukashenko dhe Nursultan Nazarbajev në Astana, kryeqytet i Kazakistanit.Ky bashkim që do të fillojë funksionimin nga data 1 janar 2015, duhet të favorizojë një integrim më të ngushtë mes këtyre vendeve tashmë të bashkuar që prej vitit 2010 në Bashkimin Doganor, strukuturë kjo krejtësisht doganore mes ish-partnerëve të BRSS-së.
Por presidentit rus iu desh të zgjidhte çështjen e Ukrainës e cila nuk do të marrë pjesë, një vend me 46 milionë banorë dhe me një potencial real industrial, por e zhytur në një krizë të paprecedentë që prej fundit të nëntorit pas refuzimit të Viktor Janukoviçit për nënshkrimin e një marrëveshje asocimi me BE-në.
Presidenti i ri ukrainas, miliarderi properëndimor Petro Poroshenko i zgjedhur të dielën, deklaroi se objektivi i tij kryesor është një hyrje e plotë e Ukrainës në BE, duke dalë kështu kundër ambicieve të Moskës që, në vitin 2013, ishte përpjekur t’i ofronte Kievit avantazhe ekonomike nëse ai qëndronte në orbitën ruse.