Aktori jordanez Mahmoud al-Sawalqa ka vdekur në momentet kur po e luante rolin e një të vdekur në një shfaqje televizive.
Kolegët e tij të serialit janë shokuar kur e kanë parë atë të mos i hapte sytë në momentet kur duhej të përfundonte skena ku ai aktronte si i vdekur.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është sqaruar. Sawalqa, 55 vjeç, ishte i njohur për rolet e beduinëve arabë të shkretëtirës.






