Ah, sikur të duhemi sa urrehemi. Të këshillohemi sa qortohemi. Të shpjegojmë sa mallkojmë. Të lexojmë sa nuk lexojmë. Të shkruajmë sa merremi me gabimet e shkrimtarëve. Të ushtrojmë sa merremi me bisedat rreth dietës. Ta mbajmë fjalën sa merremi me rëndësinë e fjalës premtim. Sigurisht se do të ecnim në rrugën që rrihet pandalshëm prej rrezeve të dritës!
Burimi:Iljasa Salihu





