Ish-shefi i ushtrisë i Egjiptit, Abdel Fattah al Sissi, u sigurua sot se ka marrë një fitore plebishitare në zgjedhjet presidenciale, ku ka arritur te marre 96,2 për qind të votave në rreth 90 për qind të qendrave të votimit, sipas televizionit shteteror, një plebishit i paprecedentë pasi eleminoi çdolloj opozite.
Mareshali në pension Sissi drejton “de facto” qeverinë e përkohshme që ai ngriti 11 muaj më parë pasi rrëzoi dhe burgosi islamikun Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vendin më të populluar të shteteve arabe.
Kundërshtari i tij i vetëm, lideri i së majtës Hamdeen Sabbahi, mori vetëm 3,8 për qind të votave, sipas disa shifrash jozyrtare por të dala nga media qeveritare dhe të mbledhura në 88,6 për qind të qendrave të votimit.
Gjatë fushatës së tij ai shpresonte të nxirrte në votim 45 nga 54 milionë votues dhe frika e tij ishte që të zgjidhej nga një pjesëmarrje më e ulët se sa ajo e zgjedhjeve të qershorrit 2012 që sollën ”Vëllezërine Myslimane” në pushtet.