10 vendet historike më të preferuara në Egjipt


Qytetërimi egjiptian e ka magjepsur njerëzimin që në kohët e lashta. Ditët e sotme sfinksi dhe piramidat, Mbreti Tutankhamun dhe Mbretëresha Nefertiti janë ndër imazhet më të njohura në faqen e tokës. Në këtë galeri, Michael Wood, prezantues i programeve historike dhe arkeologjisë në BBC, na tregon vendet historike më të preferuarat në Egjipt. Disa nga këto vende janë familjare për ju, por disa të tjera do të jenë surprizë. Sigurisht objekti mw i njohur i Egjiptit në të gjithë botën është Piramida e Keopsit, e cila është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s – 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 – 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.
                                                                       Përgatiti: Endri Farka/to


1. Piramidat

Këto struktura janë tepër të njohura për ju, por akoma vazhdojnë të mbeten mahnitëse kur futesh brenda tyre dhe ecni përmes korridoreve klaustrofobike. Kur u ndërtuan për herë të parë, piramidat ishin të mbuluar me gëlqere të bardhë – mbetje të kësaj gëlqereje mund të shikohen në piramidën e Kafrit. Në krye vendoseshin gurë, të cilët shkëlqenin nga drita e diellit. Piramida e madhe e Gizës u ndërtua nga faraoni Khufu, në Mbretërinë e Vjetër 2500 vjet para lindjes së Krishtit dhe është 152 metra e lartë. Shkrimet antike i përshkruajnë piramidat si një lloj shkalle drejt parajsës.
 

2. Manastiri i Shën Antonit

Është e lehtë të harrohet që Egjipti ka një popullsi të madhe të krishterë – dhe një histori të gjatë kristiane duke filluar me historinë e Biblës “Fluturimi në Egjipt i Familjes së Shenjtë”. Shën Antoi, afër bregut të Detit të Kuq, është një nga manastiret e krishterë më të vjetër në botë. Kisha është një nga thesaret më të mëdha të Egjiptit – pikturat murale datojnë nga 6 deri në 9 shekuj më parë, dhe midis tyre është edhe vetë themeluesi, Shën Antoni. Ai jetonte në një shpellë të vogël, sipër në shkretëtirë. Manastiri është një qytet i vërtetë në shkretëtirë i ndërtuar në vitin 360 pas lindjes së Krishtit. Murgjit që banojnë aty, akoma flasin gjuhën koptike, një gjuhë të trashëguar nga egjiptianët e lashtë.
 

3. Kairo mesjetare

Lavditë e Egjiptit nuk mbarojnë deri në kohën e faraonëve. Kairo, është një qytet mesjetar i ruajtur shumë mirë, bile edhe më mirë se Stambolli dhe Dehli i Vjetër. Ky qytet ka porta të mëdha mesjetare, një fortesë bizantine të mbushur me kisha kristiane dhe disa xhami të mrekullueshme. Al Ahzar është një universitet i shekullit të 10, një oaz qetësie – në kontrast me pjesën tjetër të Kairos. Një nga historianët më të mëdhenj, Ibn Khaldun, ka studiuar në këtë shkollë dhe ka paraqitur një nga idetë e tij të titulluar me emrin “zakonet e qytetërimit”. Faraonët kanë pasur kontroll politik në këtë vend për 3000 vjet, pastaj ishin grekët, romakët dhe islamikët që mbajtën trashëgiminë. Në asnjë vend tjetër, thotë historiani, nuk ka zakon të këtillë qytetërimi.
 

4. El Amarna

Dy nga figurat më afashinante në histori janë e bukura Nefertiti dhe bashkëshorti i saj, faraoni heretik Akhenaten. Ai hoqi dorë nga Zotat e vjetër dhe ndërtoi një kryeqytet të ri, një vend që mund të adhurohej në një mënyrë të re, i njohur si Tell-el-Amama, midis Luxor dhe Deltës. Sipas Akhenaten-it, Zoti i plotfuqishëm nuk ishte më Amun-i, por fuqia e jetës ishte Dielli. Në El-Amarna, mbreti dhe Neferiti e pastruan këtë vend nga shpirtrat e vjetër dhe e mbushën me një frymë të re jetese. Ndoshta ky ishte një nga eksperimentet e para të monoteizmit në histori. Pak vite më pas, mbreti dhe mbretëresha vdiqën, rendi i vjetër u rivendos, dhe qyteti i ëndrrave fetare u braktis përgjithmonë.
 

5. Lugina e Mbretërve

Ky është vendi më i famshëm i varrezave në tokë. Në këtë zonë digjeshin faraonët, me shpresën për të shmangur vëmëndjen e grabitësve të varreve. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1922, varri i faraonit Tutankhamun u zbulua nga arkeologu anglez, Hoëard Carter. Varri ishte një thesar i vërtetë, i mbushur me statuja, punime arti, krevate e mobilie. Kohët e fundit është gjetur dhe varri KV5. Dhoma e parë e këtij varri u pa nga një udhëtar britanik në vitin 1820, për t’u rizbuluar më pas në vitin 1995. Eksplorimet e mëvonshme zbuluan më vonë 200 dhoma në brendësi të varrit – por duket se ka akoma për t’u zbuluar. Disa varre të habisin me përmasat dhe dekorin e tyre, por shumica e varreve në Luginën e Mbretërve nuk kanë më shumë se 10-12 dhoma e korridore.
 

6. Medinet Habu
Medinet Habu është një fshat i krishterë i mesjetës. Ky kompleks gjigant u ndërtua dhe u dekorua nga populli i Deir el-Medina. Është i rrethuar nga tulla-balte të mëdha, dhe ka fusha të mëdha të blerta mes shkëmbinjve perëndimorë. Në hyrjen e madhe ka imazhe dramatike të betejave me të ashtuquajturit “Njerëzit e Detit” (që sipas historisë mund të kenë qenë Grekët).


7. Deir el-Medina

Një perlë e fshehur. Ky është fshati i njerëzve të cilët punuan për ndërtimin e piramidave. Shtrihet në bregun perëndimor të Nilit, afër një lugine të vogël poshtë “Shkëmbinjve Perëndimorë”. Njerëzit që jetuan këtu ndërtuan dhe zbukuruan varret mbretërore. Tekstet e shkruara në papiruse dhe në qeramikë na kanë dhënë një detaj të mrekullueshëm për jetën e egjiptianëve të zakonshëm – përfshi edhe punët e dashurisë. Një punëtor varresh, i quajtur Peshedu, ka pikturuar bukur në mure, veten me gruan e tij sikur janë në parajsë. Njerëzit i ndërtonin varret mbi bazat e rrënojave dhe me tulla balte, ashtu siç bëjnë sot, duke përdorur kashtë për të ndihmuar lidhjen e tullave dhe duke i tharë ato në diell.
 

8. Karnak

Shtëpia e Amun Ra-së, mbretit të Zotave, Karnak është si tempull i fesë së lashtë egjiptiane – ku çdo perëndi dhe perëndeshë i atij qytetërimi përfaqësohej në një periudhë 2,000 vjeçare, me Amun-in në krye. Përveçse tepër e madhe, salla është një labirinth gjigant në të cilin mund të humbësh. Është planifikuar që këtë rrugë madhështore të Sfinksave ta gërmojnë dhe ta rivendosin.


9. Tempulli Horus, Edfu

Tempulli i madh i Horusit në Edfu, është monumenti më i mirëmbajtur në botë. I dedikuar ndaj Zotit Horus, ky tempull u ndërtua në periudhën greke për faraonët e zbritur nga gjenerali i Aleksandrit të Madh, Ptolemi. Në pjesën e brëndshme të errët gurët e lëmuar vazhdojnë të mbijetojnë, të zbukuruar me kallama druri. Në tempull ndodhet libraria me listën e saj të librave antikë. Sallat madhështore të tempullit shihen më mirë gjatë dritës së pasdites.


10. Tempulli Luxor
Luxor është një qytezë egjiptiane mjaft tërheqëse – me një pamje të mrekullueshme nga Nili tek shkëmbijtë rozë të shkretëtirës Teban. Tempulli Luxor, me 4000 vite në histori, ndodhet në mes të qytetit, dhe u ndërtua nga dy faraonët egjiptianë më të famshëm – Amenhopis III, një mbrojtës i shkëlqyer i arteve, mbretëria 40-vjeçare e të cilit ishte një nga kulmet e pushtetit egjiptian, dhe Ramsesses II, që njihej me emrin ‘ndërtuesi i madh’. Tempulli i dedikohej Amun-it, mbretit të Zotave. Tempulli mbijetoi edhe gjatë kohës kur ishte nën kontrollin e romakëve, grekëve dhe kishës kristiane. Tani shërben si xhami islame. Në fasadën e hyrjes, Ramesses II kishte gdhendur historinë e luftës së tij në Siri, betejë nga e cila u inagurua Perandoria Egjiptiane në Lindjen e Afërt. Ai gjithashtu ndërtoi 6 statuja të mëdha të vetessë tij së bashku me 2 obeliskë gjigandë – një prej të cilëve mund ta vizitoni në Paris.