"I verbër por Dijetar"



Plot nga vëllezërit arsyetohen me plot arsyetime pse e kanë lënë mbrapa kërkimin e Ilmit edhe pse janë me shëndet të plotë.

A thua vëllezër është kjo arsye?

Po ju jap një shembull nga Shejhu jonë i nderuar Salih ibn Sa'd es Suhejmi.
Para disa ditësh isha me të dhe e pyeta si ke mësuar duke qenë se je i verbër?!
Më tha: "Kam humbur shumicën e shikimit që në moshën trivjeqare, e kur u bëra 18 e humba plotësisht edhe atë që më kishte mbetur pak në një sy.
 

Por tha gjatë studimeve(pyetja ime ishte për Masterin e tij) ia dhashë të gjitha skriptat një vllai më të madh timit që është Kadi (Gjykatës) dhe ai mi lexoi të gjitha me zë e unë i inçizova në kaseta dhe pastaj i ndëgjoja".
 

Subhanallah çfarë vullneti dhe elani për punë e kërkim Diturie. Për këtë arsye Allahu atij ia ka hapë rrugët e Ilmit ka mbaruar Doktoraturën, ka ligjëruar në Universitetin e Medines derisa ka dalë ne penzion, ka shkruar plot libra të dobishme dhe ka vite që është ligjerues në Xhaminë e Resulullahit صلى الله عليه و سلم
Allahu e rujtë dhe na mundësoftë të pëfitojmë nga Ilmi i tij.




Burimi: Ahmet Hoxha