Sistemi Spinocerebellar


Sistemi spinocerebellar përmbanë informacione për tensionin dhe zgjatjën e muskujve dhe kërceve nga tufat muskulore dhe organet Golgi tendine deri te paleocerebellumi.

Rrugët kryesore që shfrytëzohen nga ky sistem janë tractus spinocerebellaris posterior, i cili ekskluzivisht bartë vetëm informacione nga gjysma ipsilaterale e trupit dhe tractus spinocerebellaris anterior, që bartë informacione nga dy anët e trupit.

Në anën tjetër paleocerebellumi jep shumë rrugë aferente që ndikojnë në tonusin muskular për të siguruar funksionin e rrjedhshëm kooperativ të grupeve muskulore agoniste dhe antagoniste në qëndrim dhe ecje.

Kështu paleocerebellumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e balancës edhe pse aktiviteti i tij është krejtësisht i pavetëdijëshem. Lezionet e rrugëve spinocerebellare dhe paleocerebellumit shkaktojne ataxi të qëndrimit dhe ecjës.