Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela në një dalje publike akuzoi paraardhësin e tij Ramiz Merko për keqpërdorim të detyrës në interes të Univerzitetit Ndërkombëtar të Strugës .Sipas Selës, njeriu i parë i cili duheshte ta ndali haosin e objekteve pa leje është i pari i cili e ka shkelur me dy këmbët interesin e publik të struganëve .Sipas Selës, Merko edhe pse ka ndërtuar pa leje i ka mundësuar UNS legalizimin e ojekteve me një euro metër katrori edhe pse në të dy rastet e apostrofuar prej tij kemi të bëjëm me objekte afariste.Sipas Selës në të dy objketet e UNS të legalizuara me një euro metër katrori buxhetit të Komunës së Strugës i është shkaktuar një dëmë matrialë prej më shumë se 70 mijë eurove .”Bëhet fjalë për kërkesën e Univeristetit Ndërkombëtar të Strugës ku fillimisht është bërë një kërkesë për leje ku e ka tejkaluar lejen me 830 metër katror në emër të Ramiz Merko .Gjithashtu është bërë një kontrat shtesë për legalizim sepse 882 metra katror sipërfaqe janë tejkaluar nga objekti në të cilin është marr leja dhe legalizimi i tyre është bërë me 1 euro katror në ndërkohë sipas rregullores të sjell lnga Këshilli i Komunës për objekte afariste pagesa është 3200 denar metri katror .E ka bër legalizimin me 900 euro do të thotë njësoj si me qënë një objekt individual banimi dhe e ka dëmtuar buxhetin e Komunës me vlerën 46 mijë euro”theksoi ai.Ish kryetari Merko sipas Selës nuk ka ndaluar këtu me keqpërdortimet dhe ka ndërtuar edhe një objekt tjetër pa leje duke e vazhduar praktikën e shembullit të keq për qytetarët .Në rastin e dytë kërkesa për legalizim e këtij objketi bëhet në emër të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe kërkesa bëhet për objekt afarist .
Edhe në këtë rast sipas Selës komunalet janë paguar me të njëjtën logjik e një euro metër katrorit si një objekt individual dhe nuk janë paguar ashtu sic është për objekt afarist edhje pse kërkesa për legalizim është bërë për objekt afarist.Në këtë rast janë paguar 500 euro edhe pse është dashur të paguhen 250 mijë euro para .” Natyrisht që këto nuk janë shkeljet e vetme janë edhe lëndë të tjera diku mbi 10 lëndë të cilat ne i kemi dorëzuar dhe për një pjesë janë të interesuar edhe organet e policisë.Në këtë drejtim bëhet fjalë për keqpërdorim të detyrës në forma të ndryshme qoftë asfaltim rrugësh ,kontrata të ndryshme dhe llojë llojë keqpërdorime të detyrës të cilat i ka bërë ish kryetari i cili tani pretendon votën e qytetarëve të Strugës.Qytetarët e Strugës duhet ta shohin se me cfarë njeriu kanë të bëjnë dhe do të kenë të bëjnë nesër”theksoi Sela i pyetur se a do të parqes padi për Ramiz Merkon kryetari i aktual i Komunës së Strugës potencoi se vetëm deklarimi i tij publik është një farë llojë padie publike .Sipas Selës janë institucionet ato që duhet të merren me këto shkelje dhe keqpërdorime të Ramiz Merkos .