RDK: Me votën e lirë të mposhtim koalicionin e krimit dhe shkelësit e demokracisë

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore karavani i RDK-së me në krye kryetarin Rufi Osmani dhe sekretarin Izet Zeqiri vizitoi Debreshin. Në tubimin popullor programin e RDK-së e shpalosën deputetët potencial Vesel Memedi, Sedat Zulbeari dhe Meli Jakupi. Kandidatët për deputet argumentuan se në mandatin e qeverisjes më komunën e Gostivarit nga RDK u zgjodhë problemi jetik i ujit për pije dhe u bën shumë investime infrastrukturore krahas punësimt të mbi 30 personave nga ky lokalitet.
Pas dhunimit të votës shqiptare në zgjedhjet lokale 2013 Bdi është duke ndëshkuar rëndë politikisht të gjitha vendbanimet shqiptare duke mos realizuar asnjë investim dhe duke nxjerë nga puna afërsisht 500 shqiptarë në të gjitha strukturat e pushtetit komunal dhe rajonal. Fitorja e RDK-së në zgjedhjet parlamentare është garanci për ndërprerjen e këtij revanshizmi të paparë politik që sot i ngjanë një anarkie instituicionale të paparë përfundoi Sedat Zulbeari kandidat për deputet nga Debreshi.
Sekretari i RDK-së Izet Zeqiri argumentoi projektet dhe vizionin e RDK-së për mandatin 2014-2018 duke potencuar se ky program ka pas vetes studime dhe analiza të mirëfillta të ekspertëve dhe do jetë garanci për marjen e parave publike nga buxheti i shetit dhe investimi i tyre në dobi të vendbanimeve dhe të kombit shqiptarë.
Kryetari Rufi Osmani argumentoi se terri infromativ që sot është karkateristik e qeverisë Vmro-Bdi mori konfirimimin edhe nga ish ambasadori I UE Ervan Fuere me çka iu dha përgjigjeja e merituar demagogjisë politike të Bdi-së dhe bojkotit të rejshëm për zgjedhjet presdienciale. Është pikërisht kjo qeveri skandalet korruptive të së cilës tashmë janë bërë publike dhe që kanë njëllosur njerëzit kryesor të kësaj qeverie që duhet të mposhtin me votën e lirë të qytetarëve për të ndërprerë këtë dhunim të paparë të demkoracisë dhe të falimentimit të buxhetit dhe të shtetit të përbashkët përfundoi kryetari Osmani.

Related Posts: