Prishtinë: Konvertohen në katolik 20 shqiptarë (VIDEO)


Rreth 20 persona kanë zgjedhur natën e Pashkëve për t’u konvertuar në fenë katolike. Ceremonia është zhvilluar në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë ku u mbajt mesha qendrore e Festës së Pashkëve.
Ceremonia është transmetuar drejtpërdrejtë në RTK. Të konventuarit, shumë prej tyre të rinj janë pagëzuar nga Ipeshkvi Dodë Gjergji.