Pjesa periferike e sistemit somatosenzorik

Pjesa periferike e sistemit somatosenzorik përfshinë nervat senzorik aferent dhe receptorët e specializuar për përcepcion të modaliteteve individuale të sensibilitetit somatik.

Receptorët senzorik në periferi klasifikohen në 3 tipe kryesore:

Receptorët eksteroceptivë (Exteroreceptor): transmetojnë stimujtë e jashtëm nga ambienti i jashtëm p.sh. mekanoreceptorët, termoreceptorët,

Receptorët proprioceptivë (Proprioceptor): informojnë sistemin nervor mbi pozitën e kokës, trupit, nyjeve dhe mbi tensionin në muskujë dhe kërce,

Nocireceptorët: shërbejnë për dhimbje dhe zëjnë një pozitë në mes exterodhe proprioceptorëve. Receptorët somatosenzor me dendësi më të madhe janë në lëkurë, por gjithashtu në shumicën e indeve tjera, duke përfshirë edhe viscerën (por jo në tru apo medullën spinale).

Fijet nervore eferente senzorike kalojnë nëpër nervat periferik, plexuse dhe rrënjët e pasme të nervave spinal. Këto janë aksonet e neuroneve të para somatosenzorike, trupat qelizor e të cilave gjenden në ganglionet spinale (ganglionet e rrënjeve dorsale).

Të gjitha neuronet tjera senzorike kanë trupat e tyre qelizor brenda sistemit nervor qendror.