Përgaditet manipulim i rëndë zgjedhor me letërnjoftime në Gostivar


Sipas informatave burimore nga tereni në Komunën e Gostivarit po përgaditet manipulim i rëndë zgjedhor me letërnjoftimet e personave që gjenden në mërgim.
Sipas informatave burimore që vijnë nga tereni gjithsej janë sjellë rreth 3000 letërnjoftime të mërgimtarëve që jetojnë në mërgim, ndërsa pritet që dikushi tjetër të votoj në emër të këtyre 3000 mërgimtarëve që nuk janë prezent në vend aspak.
Kërkojm nga organet kompetente që të meren seriozisht me këtë përgaditje të manipulimit të rëndë zgjedhor se përndryshe vet do të marrim masat e duhura për evitimin e këtij manipulimi të rëndë.
Të gjith vëzhguesit e RDK-së nëpër vendvotime janë pajisur me teknologji të avansuar për të inçizuar çdo person që do të tentoj të manipuloj me votimin në emër të dikujt tjetër dhe të gjith këto persona do të paraqiten deri te organet kompetente dhe tani më dihet botërisht se dënimet për manipulime të kësaj natyre janë dënime të rrepta deri më 5 vite burg.
Rilindja Demokratike Kombëtare nuk do të lëshoj pe në këtë drejtim dhe është e përgaditur maksimalisht për manipulimet e rënda zgjedhore që bëhen në emër të demokracisë, sidomos në Komunën e Gostivarit, prandaj mos të guxoj ndonjë të bëj manipulim të kësaj natyre sepse nuk shkohet në burg për 5 vite për asnjë parti politike.

Related Posts: