Pa gibet s'po shkon

Pa gibet s'po shkon
Ndeja pa gibet
Nuk po ka lezet
Hiç mos e vet
Të tregon ai vet

Filani fisteku
Sdi kush ja m'teku
Llafe pa kufi
Hiç s'don me ni
Kafe tu pi
Fol edhe për ty
E ka shprehi
Nuk njef kufi
Deri dikund ska faj
Nxehet tu pi çaj
Tjerët i akuzon
Vetën e pastron
Krejt munafika
Janë ba si qika
Veq unë mbeta burrë
S'dorëzohem unë kurrë
Sa herë ka ardhë
Folë për dijetarë
Hiç pa u ndalë
Dy rekate si falë
Gjuhën e helmon
S'di hiç a lexon
Zoti që e shikon
As n'mendje si shkon
Hoxhë Enoll ef. Jakupi

Related Posts: