Nuk i dhanë azil, kosovari ‘merr peng’ avionin Mynih-Budapest


Një azilkërkues, që po dëbohej nga Gjermania, ka detyruar aeroplanin e kompanisë Lufthansa të kthehet prapa, pasi ka kërcënuar stjuardesat me një brisk rroje.
Agjencia AFP raporton se bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Kosova, i cili nuk ka dashur të kthehet në Hungari, ku është duke kërkuar azil, dhe ka detyruar aeroplanin të kthehet në aeroportin e Mynihut, ku edhe është arrestuar. Aeroplani me  82 pasagjerë në bord kishte si destinacion Budapestin. Situatë është marrë në kontroll brenda 15 minutash nga policia, nderkohe qe raportohet se tri stjuardesat kane mbetur te plagosura lehte.