Dhjetëra njerëz morën pjesë në një marshim, në qytetin Lvov, në Ukrainën Lindore, për të përkujtuar përvjetorin e formimit të divizionit ukrainas, që luftoi me nazistët kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rreth 500 mbështetës neo-nazistë marshuan në rrugë në qendër të qytetit gjatë ditës së diel për të festuar krijimin e divizionit vullnetar “Galician” në 28 Prill, 1943.
Shumica e pjesëmarrësve kishin veshur bluza kombëtare ukrainase dhe mbanin në duar shenjat e divizionit: një luan të verdhë dhe tre kurora në një sfond blu.
Aksioni vazhdoi pavarësisht thirrjeve nga administrata lokale për t’u ruajtur nga grumbullimet publike, pasi "mund të dëmtohej uniteti i vendit".
Marshimi u kryesua nga dy organizata radikale, që u mbështetën nga entuziastët me motoçikleta. Pavarësisht premtimit të organizatorëve se marshimi do të ishte i qetë, u dëgjuan shumë këngë nacionaliste në Lvov. /Telegrafi/






