Me paratë e fushatës do sigurohej buka e familjeve të dëshmorëve për 4 vjet


“Këto mjete do të siguronin bukën për katër vjet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”, thotë për “Lajm”, kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda. Ndërsa ekonomistët e kontaktuar nga “Lajm” thonë se me paratë e harxhuara në fushatë jo vetëm që do të siguroheshin ndihma për bukën e gojës, por ndihma solide me nga 400- 500 euro në mua.
Fushata e zgjedhjeve të sivjetme të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që thirret në emër të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ushtri kjo që as pas 13 vjetësh nuk e ka të zgjidhur statusin është ndër më të shtrenjtat që ka realizuar kjo parti.
Por, a nuk do të ishte më mirë, që të gjitha ata para që janë harxhuar në fushatë tu ndaheshin familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, kur të gjithë e dinë se shumë prej tyre jetojnë vetëm me dy mijë denarë ndihma sociale në muaj. Sigurisht që po.
“Mjetet që harxhohen për një muaj do të kishin mbuluar shpenzimet e qindra familjeve për katër vjet. Këto mjete do të siguronin bukën për katër vjet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”, thotë për “Lajm”, kryetari I Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK),  Besim Hoda.
Ndërsa ekonomistët e kontaktuar nga “Lajm” thonë se me paratë e harxhuara në fushatë jo vetëm që do të siguroheshin ndihma për bukën e gojës, por ndihma solide me nga 400- 500 euro në muaj.
Por, jo. Për integristët është më mirë të sigurojnë edhe katër vjet karriget e tyre sesa të merren me gjendjen sociale ish luftëtarëve, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
“Normal që do të ishte shumë mirë që ato mjete tu ndaheshin familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Ne këtë shumë herë e kemi cekur, mirëpo këta  harxhojnë mjete për bill-borde e reklama që të sigurojnë veten e tyre. Më e keqja është që thirren në emër të tyre dhe nuk bëjnë asgjë për ta. Ne kemi parë edhe kamionët që vijnë nga Kosova  me reklamat e tyre.
Kjo dëshmon se sa ata nuk  janë të interesuar për të rregulluar statusin e UÇK-së. Kjo tregon se prioriteti i tyre është interesi personal që të sigurojnë karriget edhe për katër vjet”, thotë Hoda.
Ai thekson se është e dhimbshme kur sheh se në çfarë gjendjeje jetojnë familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Plot ish luftëtarë, madje edhe komandantë të luftës, familje të dëshmorëve dhe invalid të luftës nga Sllupçani, nga Tetova, Gostivari etj. jetojnë vetëm me dy mijë denarë ndihma sociale.

Related Posts: