Një filxhan nga porcelani që i takonte Dinastisë Ming në Kinë, shekullit të 15-të, në një ankand në Hong Kong u shit për më shumë se 36 milionë dollarë. Këtë shumë marramendëse të parave, mediat e huaja bëjnë të ditur se e kishte paguar miliarderi kinez, Liu Yiqian (50), dikur, një shofer taksie.
Njerëzit ishin mahnitur nga kjo shumë parash e paguar për këtë filxhan. Megjithatë, miliarderi kishte thënë se kjo është normale kur diçka iu pëlqen. “Pse shqetësoheni aq shumë për çmimin? E bleva se më pëlqeu”.
Rekordin e mëparshëm për shitjen e një ene porcelain e kishte pasur një vazo tjetër porcelani nga dinastia Ming, me një shumë prej rreth 33 milionë dollarësh, në vitin 2010. /Telegrafi/






