Komenti i veprës “Legjenda shqiptare 1” nga Nexhat Tafa


“Legjenda shqiptare 1” është një nga legjendat me të bukura Shqiptare.

Ajo tregon historinë e një familje që kishte disa djem dhe një vajzë.

Vajza martohet larg. Vëllai i vogël i jep fjalën nënës se sa herë të donte ai do ti sillte motrën në shtëpi.

Por një fatkeqësi bie dhe të gjithë vëllezërit vdesin.

Nena e dëshpëruar kërkon vajzën.

Legjenda tregon se si vëllai i vogël Kostantini çohet nga varri dhe e sjell motrën tek e ëma.

Legjenda erdhi deri në ditët tona për të na treguar se besa dhe fjala e dhëne ka qenë dhe mbetet vlera më e rëndësishme që paraardhësit tanë na e lanë si trashëgimi në shekuj.