Komenti i tregimit “Mysafiret e Çajupit”



“Mysafiret e Çajupit” është tregim për fëmijët e moshës së mesme shkollore. 

U përgatit për shtyp dhe u pajis me shënime nga Bedri Dedja. 

Pavarësisht, nëse Çajupi e shkroi apo nuk e shkroi këtë tregim posaçërisht për fëmijë, është vështirë të gjesh në prozën tonë të paraçlirimit tregime të tjera si ky, që t’i jenë përshtatur kaq bukur shijes letrare dhe natyrës së fëmijës.