Knightley nervoze para çdo filmi të ri
Ylli i Hollywood-it, Keira Knightley, thotë se aktrimi i ndihmon asaj të jetë vetvetja.Aktorja 29-vjeçare, e cila bëri famë në vitin 2003 me “Pirates of the Caribbean”, ende ndjehet nervoze derisa përgatitet për një rol të ri dhe beson se ajo vazhdimisht mëson nga përvojat në industrinë e filmave.
Ylli i Hollywood-it, Keira Knightley, thotë se aktrimi i ndihmon asaj të jetë vetvetja.
“Ende jam shumë e shqetësuar kur filloj të xhiroj një film dhe nuk jam gjithmonë e kënaqur me atë çfarë arrij të bëj”.
“Por me kalimin e kohës dhe çdo film të ri, vazhdoj të mësoj, të harroj dhe mësoj sërish. Dhe kështu vazhdoj të ndërtoj atë çfarë në të vërtetë jam”, ka thënë aktorja.
Burimi: Mistreci