Infarkti, faktorët ndikues dhe këshillat e mjekëve

Stresi, dietat, diabeti, pesha janë ndër faktorët kryesore, që shkaktojnë infarktin dhe parainfarktin. Nuk janë të paktë atat që përballen me këtë sëmundje. Prandaj duhet të njihen shenjat me të cilat shfaqet kjo sëmundje dhe këshillat e domosdoshme që duhet të ndiqen nga pacientët. Parainfarkti dhe infarkti janë dy stade të së njëjtës sëmundje. Të dyja këto shkaktohen nga bllokimi i arteries që furnizon pjesën e muskulit, që preket nga infarkti dhe parainfarkti. Në gjuhen mjekësore, kjo quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasinë e duhur të gjakut dhe të oksigjenit. Nëse ky parainfarkt ndërpritet për një periudhe kohe nga 30 minuta deri në 2 orë, dhe i sëmuri drejtohet tek mjeku, mund të shmanget ky problem. Në rastet kur nuk jepet ndihma mjekësore brenda këtij intervali kohor, atëherë kjo ishemi ose parainfarkt do të kalojë drejt infarktit. Shkencërisht infarkti është vdekja e qelizave të muskulit të zemrës, nekroza, e cila ndodh në atë pjesë, që privohet nga bllokimi i arteries përgjegjëse, që furnizon me gjak dhe me oksigjen.

Simptomat dhe shenjat e para

Infarkti nuk është një sëmundje që zhvillohet shpejt, por fillon prej kohesh, prej vitesh dhe në një moment të caktuar shfaqet. shenjat e para janë dhimbje gjatë ecjes, të cilat vijnë duke u shtuar. Këto shenja lajmërojnë për të kryer kontrolle dhe t’i paraprije sëmundjes. Por ka edhe raste të tilla, kur shenja e parë e sëmundjes është direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga një aritmi fatale që mund të pësojë personi në kohën kur fillon infarkti.

Faktorët që ndikojnë në rrezikun e atakut kardiak

Faktorët që përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve kardiake janë shumë, disa kryesorë e të tjerë dytësore, ku disa janë të korrigjueshëm dhe disa të tjerë jo. Të gjithë këta faktorë çojnë në atë që quhet skleroza e arterieve koronare, zhvillimi i pllakës së këtyre arterieve, dhe me pas çarja e tyre bllokon arterien që shkakton parainfarktin ose infarktin. Faktori kryesor që e shkakton këtë gjendje është stresi. Ky, së bashku problemet që shoqërojnë një person për një kohë të gjatë, mund të jenë burim i një sëmundje zemre. Faktor tjetër është duhani, i cili është shume i rrezikshëm, kur pihet në sasinë mbi 20 cigare në ditë për një kohë të gjatë, pasi ndihmon në zhvillimin e arteriosklerozës në arterien koronare. Por, duhani është një faktor i korrigjueshëm. Tjetër faktor është mbipesha, edhe kjo e mund të korrigjohet. Gjithashtu, kësaj liste mund t’i rendisim nivelin e lartë të yndyrës në gjak. Një nga faktorët që mund të korrigjohet disi është hipertensioni, ose siç e njohin të gjithë tensioni i lartë i gjakut. Diabeti është një nga faktorët që mund të shkaktojë parainfarktin, ky faktor përbën kompleks rreziku tek njerëzit mbipeshe. Tek njerëzit mbi peshe futen burrat, që kanë një perimetër barku mbi 105 centimetra dhe gratë me 103 centimetra. Por edhe dietat futen tek shkaktarët dhe faktorët që mund të japin një parainfarkt. Mosha dhe seksi, mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së parainfarktit. Por mbi moshën 75 vjeç, ritmi i prekjes nga kjo sëmundje fillon dhe të bjerë. Por një tjetër faktor që ndikon është edhe raca, ku nga të dhënat rezulton se “të bardhet” janë më të prekur dhe sidomos popujt e vendeve veriore dhe kryesisht të ftohta.
Mosha dhe seksi faktorë që ndikojnë në parainfarkt

Si mosha, ashtu edhe seksi janë faktorë që ndikojnë në parainfarkt. Kështu burrat janë me të prirur në krahasim me gratë. Nga studimet e kryera ka rezultuar se raporti burrë-grua nga infarktet është dy me një. Kurse për sa u përket moshave të prekurit nga infarkti janë përgjithësisht mbi 45 vjeç. Por gjate viteve të fundit vihet re një tendencë uljeje dhe sëmundja shfaqet në mosha më të reja. Kurse tek gratë në këtë moshë nuk ka shenja të parainfarktit, por sëmundja fillon të shfaqet kryesisht me fillimin e menopauzës. Kjo, sepse hormonet tek gratë sa janë me cikël menstrual të rregullt, janë mbrojtës dhe hasen shumë pak. Kurse mbas moshës 55 vjeç fillon edhe shtohet hasja e infarktit tek gratë. Për të ardhur në një moshë nga 60 deri në 65 vjeç, ku pak a shumë përsëri dominojnë burrat dhe sëmundja haset shume më tepër.
Këshilla për një person që ka kaluar parainfarkt

Këshillat më të domosdoshme që mund të ketë një i sëmurë janë vizitat tek mjeku pas çdo shqetësimi që do të ndjejnë në trup. Një tjetër këshillë e domosdoshme do të ishte mënjanimi i të gjithë faktorëve të rrezikut, të cilët janë duhani, i cili duhet pakësuar apo ndaluar tek njerëzit që ndjejnë shqetësime. Duhet korrigjuar hipertensioni arterial, sheqeri në trup, si dhe yndyrat. Po kështu edhe pesha e trupit duhet të jetë normale, si dhe këshillohet një dietë mesdhetare, e përbërë me prodhime deti, me vaj ulliri dhe me drithëra, si dhe me një gotë verë të kuqe në drekë, si antioksidant. Por edhe mishi i bardhë i pulës është i këshillueshëm, sepse nuk ka yndyra. E rëndësishme është një jetë aktive, duke ecur 4 deri në 8 kilometra në ditë. Këshillohet vrap apo një ecje e shpejtë.
Ndryshimi mes infarktit dhe parainfarktit

E ndërsa kanë pothuajse të njëjtin bazë të përbashkët të emrit, infarkt dhe parainfarkt, ato ndryshojnë nga njëri-tjetri. Parainfarkti mund të kurohet nga mjeket dhe specialistët gjatë një periudhe të shkurtër prej tridhjetë minuta deri në dy orë. Ndërkohë që pacienti duhet të ndjekë vazhdimisht sëmundjen, duke u kuruar dhe duke marrë medikamente. Ndërsa infarkti, sipas mjekëve, nuk ka asnjë lloj shpëtimi. Por, ajo që mjekët pohojnë se një person mund të kaloje disa herë një parainfarkt, ndërkohë që një herë të vetme, ai mund të jetë shumë më i fortë, aq sa për të marrë jetën e njeriut. Ndërsa infarkti është fatal, ndaj duhen të njihen simptomat fillestare me të cilat ai shfaqet, për t’iu drejtuar mjekut kardiolog. Duke treguar kujdesin e nevojshëm ataku kardiak mund të shmanget.
Funksioni i zemrës dobësohet nga dieta

Tek femrat me anoreksi dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmërohen probleme me zemrën, me rrezik për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë ekspertët. Dihet se tek femrat e sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër.  Një grup shkencëtarësh kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat trajtoheshin në spital për shkak mosushqyerjes, të shkaktuara nga anoreksia. Këto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës.
Disa këshilla për të shmangur parainfarktin e infarktin

- Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin

- Mosha, seksi

- Histori familjare për sëmundje aterosklerotike

- Duhani, përdorimi i kokainës

- Diabeti melit

- Hipertensioni

- Obeziteti

- Rritja e nivelit të homocisteinës

- Jeta sedentare

- Stresi psikosocial

- Sëmundjet perivaskulare

- Higjiena e varfër orale

- Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi